
Limaj e zbulon për çka bisedoi me Duda Baljen

Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj ka folur rreth diskutimeve që ka bërë me deputeten Duda Balje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se nuk ka pasur takim të veçantë, por vetëm diskutime të zakonshme siç bëjnë rëndom deputetë ndërmjet vete.
‘’Nuk është puna e imje me i ofru diçka. Takohemi çdo ditë, ashtu siç takohen e bisedojnë deputetët mes vete. Deputetja Balje i ka paraqitur arsyet e vet pse nuk do me votu dhe jemi në rregull’’, ka thënë Limaj.
(Kosova Sot Online)