
Trump përuron fushën e golfit në Skoci

Presidenti amerikan Donald Trump ka përuruar fushën e tij të re të golfit në pronën e Balmedie në Aberdeenshire, Skoci, ku është pritur me duartrokitje teksa ka prerë shiritin ceremonial, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në fjalimin e tij, Trump e ka falënderuar kryeministrin e Skocisë, John Swinney për pritjen, ndërsa ka vazhduar duke thënë se do të luante shpejt një raund në fushën e re, pasi i duhej të kthehej menjëherë në Uashington për “të shuar zjarre në të gjithë botën”
“Kemi ndalur rreth pesë luftëra. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa të luash golf,” ka thënë Trump, sipas BBC-së.
Ai tutje e ka cilësuar ditën si “të veçantë”, ndërsa ka parashikuar një “vit të veçantë, një dekadë të veçantë”.
(Kosova Sot Online)