Trump rrit tarifat për Serbinë 35%

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 07:55
Trump rrit tarifat për Serbinë 35%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa më të larta për dhjetëra vende anembanë botës për të “ristrukturuar tregtinë globale në dobi të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tarifat e reja variojnë nga 10 deri në 41 përqind, me tarifën më të lartë për Sirinë. Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut do t’i nënshtrohen tarifave prej 15 përqind. Serbia do të përballet me tarifa prej 35 përqind dhe Bosnja dhe Hercegovina prej 30 përqind.

Shtëpia e Bardhë tha  se tarifat synojnë “ristrukturimin e tregtisë globale në dobi të punëtorëve amerikanë” dhe do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, jo më 1 gusht siç ishte njoftuar më parë. Tarifat për mallrat kanadeze po rriten nga 25 në 35 përqind, por ato do të hyjnë në fuqi të premten.

(Kosova Sot Online)