Policia e Kosovës sekuestron pajisje për prodhimin e kripto-valutave

  • A.P /
  • 01 August 2025 - 09:00
Policia e Kosovës sekuestron pajisje për prodhimin e kripto-valutave

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, gjatë aktiviteteve të saj policore në fshatin Qabër, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në pajisje  që shërbejnë për prodhimin e kripto-valutave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit nga Policia në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kripto-valutave.

Lidhur me këtë rast për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar  Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192.

(Kosova Sot Online)