Baker është mirëpritur në takim nga Osmani

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 16:20
Baker është mirëpritur në takim nga Osmani

Pas takimit me Komandantin e KFOR’it, Baker takon edhe presidenten Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje dhe pas takimit nuk do të ketë deklarime para mediave.

Pas takimit me presidenten, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojë takim edhe me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Baker është takuar me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

(Kosova Sot Online)