
Arrestohet një person i kërkuar për 'keqpërdorim të fëmijëve në pornografi'

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyshuari është arrestuar mbrëmë.
B. B.C, mashkull, 20 vjeç, është i dënuar me 2.6 vite burgim për veprën penale për të cilën akuzohet.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit, bëhet e ditur në njoftim.
(Kosova Sot Online)