Çka do të ndodh me deputetët e Kuvendit të Kosovës?

  • a.[ /
  • 08 August 2025 - 08:31
Çka do të ndodh me deputetët e Kuvendit të Kosovës?

30 ditë është afati që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ua ka vendosur deputetëve për konstituimin e Kuvendit, proces i cili ka nisur që nga 15 prilli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Numërimi mbrapsht për deputetët e legjislaturës së 9-të nisi nga e enjtja e 26 qershorit, kur u publikua ky aktgjykim. 

Pas përfundimit të këtij afati, Kushtetuesja mori një vendim për masë të përkohshme deri me 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve marrjen e çdo vendimi deri me këtë datë.

Sot pritet publikimi i një aktgjykimi të ri, që mund të përcaktojë hapat e ardhshëm drejt zhbllokimit të procesit.

Por çka do të ndodh mbetet për tu parë...


(Kosova Sot Online)