
Mustafa: Albin Kurti e kapi edhe ATK’në

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se ‘‘lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër’’, dhe se ‘’Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mustafa ka shkruar po ashtu edhe që me emërimin e Hysenit, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.
Postimi:
Lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër, nga njerëz që kanë uzurpuar institucionet shtetërore!
Albin Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në, duke emëruar ish-kandidatin për deputet të VV-së në pozitën e drejtorit.
Me këtë veprim, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.
Sikur të mos mjaftonte represioni që po ushtrohet ndaj bizneseve përmes ZRRE-së, tani qeveria ka futur në dorë edhe një instrument tjetër të fuqishëm për ta çuar luftën ndaj sektorit privat në një nivel të ri.
(Kosova Sot Online)