Trump dhe Putin do të mbajnë konferencë të përbashkët

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 12:11
Trump dhe Putin do të mbajnë konferencë të përbashkët

Kremlini sapo ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tyre në Alaskë të premten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndihmësi presidencial Yuri Ushakov gjithashtu konfirmoi se dy presidentët do ta zhvillojnë një bisedë kokë më kokë me përkthyes, së bashku me pesë anëtarë nga secili delegacion, shkruan BBC.

Takimi do të fillojë në orën 11:30 sipas kohës lokale (21:30 në Kosovë) dhe kohëzgjatja e bisedimeve do të varet nga rrjedha e diskutimit, tha Ushakov.

Një konferencë e përbashkët për media do të mbahet në fund të takimit.

Ukraina do të jetë tema kryesore e takimit, por udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu çështje të tjera – si bashkëpunimin dhe tregtinë SHBA-Rusi.

(Kosova Sot Online)