Albin Kurti del me njoftim

  • A.P /
  • 16 August 2025 - 12:42
Albin Kurti del me njoftim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë edhe një përpjekje që investimet që bëhen me buxhet të shtetit t`i shfrytëzojë për qëllime politike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka njoftuar se ashkë me kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, ka vizituar një rrugë në Stubëll të Vitisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo rrugë ka kushtuar 822,858 euro.

Postimi:

Rruga alternative për Stubëll, nga rruga Anton Çeta deri te rruga Sejdiu, është njëri nga katër projektet që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka realizuar ose po i realizon në komunën e Vitisë. Projektet e tjera janë: Rruga Viti – Korbliç – Kaçanik, rruga Mjak dhe Debelldeh, dhe rruga e Vërnakollës.

Vlera e investimit për këtë rrugë është 822,858 euro, ndërsa vlera totale e investimeve në infrastrukturë rrugore në komunën e Vitisë, nga MMPHI, gjatë këtij mandati qeverisës, është mbi 8 milionë euro.

Rruga alternative për Stubëll e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth, por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Stubëll për shkak të vlerës historike e kulturore që ka ky fshat, ku gjendet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore.

(Kosova Sot Online)