
Policia e Kosovës ka arrestuar një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, me viktimë një vajzë të mitur, shtetase e Maqedonisë së Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari është shtetas kosovar, dhe pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për të ruajtur integritetin e hetimeve dhe identitetin e të miturës.
(Kosova Sot Online)