
Ja çfarë moti na pret sot

Moti në Kosovë të martën pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të shpërndara dhe të lehta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në disa zona të kufizuara, sidomos në relievet kodrinore dhe malore, parashikohen riga të shkurtra shiu me intensitet të ulët.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 18 deri në 26 °C.
(Kosova Sot Online)