Pas dështimit të Haxhiut a është Donika Gërvalla kandidatja e duhur që të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës?

  • A.P /
  • 20 August 2025 - 11:50
Pas dështimit të Haxhiut a është Donika Gërvalla kandidatja e duhur që të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës?

Lëvizja Vetëvendosje e propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i LVV-së, Avni Dehari e ftoi grupin më të madh parlamentar që ta propozojë emrin dhe deputeti Glauk Konjufca doli në foltore për të thënë se propozimi i tyre mbetej i njëjtë.

Haxhiu i mori vetëm 57 vota, 56 deputetë votuan kundër zgjedhjes së saj, ndërsa 3 abstenuan.

Kryesuesi e vazhdoi seancën duke e ftuar sërish LVV-në ta bëjë propozimin.

Konjufca herën e dytë, në emër të grupit parlamentar, e propozoi Donika Gërvallën, ministren në detyrë të Punëve të Jashtme.

“Mirë, atëherë kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje e propozon deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Me t’u përmendur emri i Gërvallës, në Kuvend u dëgjuan të qeshura.

“Mos qeshni, por ju lutem votojeni atë”, tha ish-kryetari i Kuvendit.


(Kosova Sot Online)