
Gruaja e Ejup Maqedoncit mbështet Shqipe Selimin pasi s’e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Maqedonci, ka ofruar mbështetje për deputeten Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën përgjatë seancës së djeshme konstituive.
Veliu-Maqedonci ka duartrokitur vendimin e Selimi-Mehmetit me anë të një komenti në postimin e saj në ‘Facebook’. Në të njëjtin postim, deputetja e LVV’së bën të ditur se arsyeja e mosvotimit të Gërvallës janë deklaratat e saj kundër bashkëshortit të Shqipes, Rexhep Selimit.
“Respekt Shqipe”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me emoji me duartrokitje.
(Kosova Sot Online)