
Kurti: Ura mbi Ibër e hapur për qarkullim nga sot

Sot është hapur njëra prej dy urave që qeveria në detyrë nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rreth kësaj ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka uruar banorët dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.
Kurti ka thënë edhe se punimet në urën tjetër janë duke vazhduar.
‘‘Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.
Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë’’, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)