KQZ decertifikon disa kandidatë

  • A.P /
  • 27 August 2025 - 11:35
KQZ decertifikon disa kandidatë

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se në fillim të mbledhjes, KQZ ka marrë disa vendime për decertifikim të kandidatëve që më herët ishin certifikuar nga KQZ dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë, KQZ mori vendime të veçanta, si në vijim:

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;

(Kosova Sot Online)