Policia në Cyrih arreston 2 kosovarë

  • A.P /
  • 27 August 2025 - 15:30
Policia në Cyrih arreston 2 kosovarë

Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, Policia Kantonale e Cyrihut ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në Regensdorf të martën vonë në mbrëmjen e 26 gushtit 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit oficerët policorë zviceran kishin kryer një kontroll të thellë të veturës për shkak të shkeljes së dukshme të rregullave të trafikut nga këta dy persona.

 Policia jo vetëm që ka sekuestruar mjete tipike për vjedhjet me thyerje, por edhe mallra të vjedhura nga një vjedhjet e mëparshme.

Dy të dyshuarit janë nga Kosova dhe janë përkatësisht 35 dhe 28 vjeç. Ata u arrestuan pas kontrollit dhe do të dërgohen në prokurorinë përkatëse pas marrjes në pyetje nga policia.


(Kosova Sot Online)