
Lexoni edhe:
As Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë takat për të bërë as politikë e as diplomaci ‘të madhe’ globale
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Republika e Kosovës është një projekt shqiptar i realizuar me përkrahjen e Amerikës dhe heroizmit shqiptar, i cili është arritur falë mençurisë dhe qëndresës së atdhetarëve shqiptarë, të cilët ditën që në periudhën kohore 1989–1999 të bashkëpunojnë ngushtë me politikën amerikane, qoftë në aspektin politik, diplomatik dhe ushtarak.
-Kështu që çdo bashkëpunim me Amerikën, pavarësisht nga rrethanat politike që po kalon sot Kosova, nuk është çështje e simpatisë politike, por është një vazhdimësi e bashkëpunimit në mes të politikës së Republikës së Kosovës dhe politikës amerikane.
Presidenti Trump është duke bërë një politikë shumë të fortë në rregullimin e rendit të ri botëror. Gëzon fakti që Presidenti Trump e ka vendosur edhe Republikën e Kosovës në planet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të politikës amerikane. Është e vërtetë se Kosova në këto vite nuk ka pasur një depërtim të duhur ndërkombëtar në aspektin politik dhe ka mbetur thuajse nën hije, por ky fakt nuk duhet të jetë bllokues në të ardhmen, që politikanët tanë nga dështimet të ndërtojnë një strategji ndryshe veprimi në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".