Rashiq pasi dështoj t’i merrte votat: Nëse dhezë, dhezë nëse jo, vazhdojmë

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 13:23
Rashiq pasi dështoj t’i merrte votat: Nëse dhezë, dhezë  nëse jo, vazhdojmë

Nenad Rashiq ka thënë se ka biseduar me kolegë deputetë e që siç tha ai i kanë deklaruar atij se forma e votimit është kundër Kushtetutës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kam biseduar me shumë kolegë të mi, dhe nga të gjithë kam dëgjuar që e kanë një breng, që të mos jetë ai votimi për mua në formën kundër Kushtetutës. Kam biseduar me njerëz më kompetentë se unë në aspektin ligjor dhe ma kanë sqaruar se kjo nuk është shkelje kushtetuese”, tha ai.

Ai pranoi se kishte pritur të merrte votat e nevojshme.

“Prita edhe unë që do t’i kem votat këtë herë. Isha optimist, por nuk patëm sukses. Do të vazhdojmë sikur dje, sot e nesër. Unë do të vazhdoj bisedimet pastaj, që thoni ju ‘nëse dhez, dhez’,” u shpreh ai.


(Kosova Sot Online)