
Sveçla: Lista Serbe duhet të mbetet jashtë Kryesisë së Kuvendit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar që Lista Serbe të mbetet jashtë kryesisë së Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, kjo është detyrë jetike për ta lënë këtë subjekt jashtë Kryesisë.
“Meqenëse ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës, KFOR-it, misioneve të huaja, gazetarëve e qytetarëve, është detyrë jetike që ky subjekt të mbetet jashtë Kryesisë”, ka shkruar Sveçla.
(Kosova Sot Online)