Arrestohet në flagrancë një inspektor i Inspektoratit

  • A.P /
  • 28 January 2026 - 15:05
Arrestohet në flagrancë një inspektor i Inspektoratit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar se është arrestuar në flagrancë një i dyshuar për marrje ryshfeti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I arrestuari është inspektor i Inspektoratit të Punës.

Ai tha se arrestimi është bërë pas bashkëpunimit të Prokurorisë me Krimet Ekonomike të Policisë.

Gashi shtoi se arrestimi është kryer pas zbatimit të masave të fshehta.

Kryeprokurori Gashi bëri të ditur se i dyshuari tashmë është ndaluar dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë.


(Kosova Sot Online)