
Ky është moti për ditët e para të muajit shtator

Java nis me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe diell, me temperatura të këndshme gjatë ditës dhe netë të freskëta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në disa zona mund të shfaqen vranësira të lehta.
Mot të hënën do të mbretërojë me diell dhe temperatura të këndshme.
Të martën pritet një vijim i motit të ngrohtë
Me afrimin e një shtjelle ciklonike në rajon, gjatë ditës së mërkurë nuk përjashtohen rrebeshet e shiut. Temperaturat gjatë ditës do të shënojnë një ulje të lehtë.
(Kosova Sot Online)