11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 13:07
11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

Gjiganti metalurgjik, Trepça ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën manexhim Trepça Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi I lirimit të pronave në Zonën Kadastrale Hajvali, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tyre, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11 hektarësh, pronë e Trepçës, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së Trepçës dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)