Faton Klinaku do të dalë sot përpara trupit gjykues si i dyshuar për kanosje ndaj Kurtit

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 08:37
Faton Klinaku do të dalë sot përpara trupit gjykues si i dyshuar për kanosje ndaj Kurtit

Faton Klinaku do të dalë sot përpara trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nën cilësinë e të dyshuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Disa javë më parë, Prokuroria njoftoi se aktakuza ndaj Klinakut dhe të dyshuarit tjetër, N.S., për veprën penale “Kanosja”, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria.

(Kosova Sot Online)