
Putin e fton Kim-in për vizitë në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka ftuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Rusi, raporton media Tass, pas takimit të tyre në Pekin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kim i uroi udhëheqësit rus shëndet të mirë dhe sukses, thotë agjencia shtetërore e lajmeve Ria e Rusisë, duke shtuar se Kim tha se një takim i ri do të zhvillohej së shpejti, shkruan BBC.
Në Kinë ku shkuan të dy liderët për paradën ushtarake, takimi Putin-Kim përfundoi pas dy orësh e gjysmë, raportuan mediat ruse.
Putin më pas e shoqëroi Kim në makinën e tij.
Më parë, u raportua se dyshja diskutoi kontributin e Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës, ku Putin tha se trupat e Kim ishin pjesë e luftës kundër “neonazizmit”.
(Kosova Sot Online)