Ankesa nga qytetarët: Rrjeti i VALA-s jashtë funksionit, nuk po arrijnë të përdorin shërbimet bazë

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 13:00
Ankesa nga qytetarët: Rrjeti i VALA-s jashtë funksionit, nuk po arrijnë të përdorin shërbimet bazë

Disa qytetarë janë ankuar se telefonat e tyre mobil kanë dalë jashtë funksioni për shkak të problemeve me rrjetin e operatorit VALA, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tyre, nuk po arrijnë të realizojnë thirrje apo të përdorin shërbimet bazë të telefonisë mobile.

I vetmi mesazh që po shfaqet në ekranin e telefonit të tyre është "Not registered on network", duke lënë përdoruesit pa lidhje me rrjetin.

Deri në këto momente, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga VALA për shkaqet apo kohëzgjatjen e mundshme të ndërprerjes së shërbimit.

Qytetarët presin një reagim të shpejtë dhe rikthim të funksionit normal të rrjetit.

(Kosova Sot Online)