
Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

E shtuna do të mbajë kryesisht me diell, ndërsa herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare, të cilat pritet të jenë më të dukshme gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm, pa reshje, duke krijuar kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 17 °C në orët e para të ditës, e deri në 26 °C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)