
Në mbledhjen e KQZ-së janë shfaqur edhe dy fletëvotimet për zgjedhjet lokale

Në mbledhjen e KQZ-së tashmë janë shfaqur edhe dy fletëvotimet për zgjedhjet lokale, njëra për kryetar të komunës dhe tjetra për këshilltarët komunal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ato janë shfaqur në ekran pas insistimit të përfaqësues serbe në KQZ dhe dizajni është miratuar me shumicë votash.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ditë më parë ka treguar se qytetarët mund të votojnë një kandidat të një partie për kryetar, derisa për asamblist mund të votojnë një kandidat që vjen nga një parti tjetër.
Fletvotimi për kreytar ku duhet të zgjidhet vetëm një kandidat dhe Fletëvotimi për asamblist.
(Kosova Sot Online)