
Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, VV po i rrënon themelet e shtetësisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për ndërprerjen e dialogut strategjik nga ShBA-të me Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rama në një postim në Facebook ka thënë se kjo ështe zhvillim tejet shqetësues, duke theksuar se Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të dëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)