Berisha: Ju nuk keni, as ligj, as Kushtetutë, po mashtroni publikun

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 15:12
Berisha: Ju nuk keni, as ligj, as Kushtetutë, po mashtroni publikun

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjata fjalës së tij në Kuvend tha duke komentuar iniciativën e rilindjes për ndryshimin e rregullores së Kuvendit se, « nuk ka fillim më armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë që presin, që kanë këtë libër, si mburojën e tyre, si mburojë të të drejtave të tyre, të dinjitetit të tyre, të lirive të tyre, dhe që ju sot në një garë të turpshme e shkelmoni atë publikisht, e përdhunoni atë publikisht në parlament me një sadizëm tipik të narkokriminelëve .

Sali Berisha: Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e Shqipërisë nga viti ’90 gjer sot. Pjellë e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, nuk mund të kishin kurrë fillim tjetër, përveç se këtij që nisët sot, duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plotë, mbi të gjitha Kushtetutës së vendit, librit themelor, por që për ju ka kohë që është një letër e vdekur e zëvendësuar nga neni i parë tek i fundit nga kodi i mafias, drogës, vjedhjes dhe bixhozit.

Nuk ka fillim më armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë që presin, që kanë këtë libër, si mburojën e tyre, si mburojë të të drejtave të tyre, të dinjitetit të tyre, të lirive të tyre, dhe që ju sot në një garë të turpshme e shkelmoni atë publikisht, e përdhunoni atë publikisht në parlament me një sadizëm tipik të narkokriminelëve.

Asgjë nuk ju pengon ju të kryeni këtë krim të shëmtuar, të shkelmoni Kushtetutën e cila ka përcaktuar qartë në nenin 93 pika 2; Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave apo 1/5 të të gjithë deputetëve mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se 1 javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

Kurse ata që kanë qenë këtu para jush, në rregulloren e funksionimit të parlamentit, kanë votuar se, për shqyrtimin e propozimeve për ndryshimin e rregulloreve ndiqet procedura e parashikuar për shqyrtimin e projektligjeve.

Por ju nuk keni, as ligj, as kushtetutë, as moral.

Ju silleni këtu para kamerave, para publikut si një bandë, në rregullat e mafias.

Ju dëgjova të përmendni precedentin, po mashtroni publikun, po mashtroni pa turp. Precedenti ishte konsensus. Po ishte, por ishte konsensus. Sot nuk ka konsensus. Sot ka një qëndrim, kërkohet të zbatohet kushtetuta.

Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë.

Ju e kaloni nga një shpellë mafia në një shpellë tjetër mafie.

(Kosova Sot Online)