
Ja si parashikohet moti të mërkurën

Sot mbi Kosovë do të kalojnë vranësira të shpërndara, të cilat lokalisht mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Për pasojë, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës, pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri mesatarisht e fuqishme nga verilindja.
Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 12 °C në orët e para të ditës, e deri në 21 °C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)