Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim personit që dyshohet se e vrau një familjar

  • A.P /
  • 17 September 2025 - 14:45
Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim personit që dyshohet se e vrau një familjar

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.R. që dyshohet se vrau djalin e axhës në mbrëmjen e 15 shtatorit në fshatin Balaj të Ferizajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Atij i është caktuar 1 muaj paraburgim.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 15 shtator rreth orës 19:42, në një fshatë të Ferizajt, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës së tij I.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme që kishin pasur si pasojë e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t`u takuar në rrugën e fshatit me njëri tjetrin, pas fjalosjes verbale në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS Turk, dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, përkatësisht në regjionin e anës së djathtë, nofullës, regjionin e kraharorit të djathtë dy plagë dhe të dy parakrahët, me ç`rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.”


(Kosova Sot Online)