Ky është moti për sot dhe gjatë fundjavës

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 07:16
Ky është moti për sot dhe gjatë fundjavës

E premtja në Kosovë pritet të jetë me diell dhe mot të qëndrueshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Orët e natës dhe të mëngjesit do të jenë më të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të ngritën, duke sjellë një ndjesi më të ngrohtë.

Edhe e shtuna do të vijojë me mot kryesisht të kthjellët. Në mëngjes e natën do të mbajë më freskët, ndërsa dita do të karakterizohet nga mot më i ngrohtë.

Të dielën, kushtet atmosferike do të mbeten pothuajse të njëjta, me mot kryesisht me diell. Përsëri, freskia e mëngjesit dhe e natës do të pasojë nga një ditë më e ngrohtë e ndriçuar nga rrezet e diellit.

(Kosova Sot Online)