
Ky është parashikimi i motit për sot

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C.
(Kosova Sot Online)