
KFOR del me njoftim

KFOR ka njoftuar se ushtarët turq që janë pjesë e këtij misioni, kanë kryer patrullime së bashku me personelin e Gardës Skoceze të Britanisë së Madhe të vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO’së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga KFOR është thënë edhe se, këto aktivitete ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon
Njoftimi:
Ushtarët turq nga Komanda Rajonale Lindore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullim të përbashkët në zonën e tyre të përgjegjësisë së bashku me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar të vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.
Aktivitete të tilla ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon, sipas mandatit të KFOR-it nga OKB-ja.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
(Kosova Sot Online)