
Rohde: Do të më mungoj Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, po e përfundon mandatin e tij në Kosovë pas pesë vitesh shërbim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka bërë njëvideo ku da lamtumirën për kosovarët dhe ku tha se do t’i mungojë Kosova bashkë me motin e mirësjelljen e njerëzve.
“Pas pesë vitesh këtu, duhet të them lamtumirë dhe do të më mungojë Kosova. Jo vetëm moti, por edhe mirësjellja e njerëzve, ecjet në male. E dini, kur shikoj majtas nga Parku i Gërmisë, ku shpesh përdor biçikletën time malore, këto gjëra do të më mungojnë para se të kthehem në Berlin. Kam pasë një kohë të mrekullueshme këtu”.
Rohde përmendi edhe liberalizimin e vizave si një punë që përfundoi brenda mandatit të tij, por edhe mungesën e anëtarësimit në Këshill të Europës.
“Kemi parë shumë zhvillime. Liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet. Dhe jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia. Dhe në këtë drejtim, do të doja t’ju lutesha që t’ia zgjasni mirësinë dhe miqësinë tuaj edhe pasardhësit tim, Rainer Rudolph, i cili do të mbërrijë këtu së shpejti”.
Në fund, Rohde, një fans i futbollit që shpesh u pa edhe duke luajtur këtë sport në Kosovë, ia gjuajti topin pasardhësit të tij, Rainer Rudolph.
“Dhe, për të qëndruar në gjuhën e futbollit, unë së shpejti do t’ia kaloj topin pasardhësit tim, Rainer Rudolph”.
(Kosova Sot Online)