
Dedaj i bindur: Kurti dhe Osmani duhet të dalin para drejtësisë

Gjergj Dedaj, ka patur kritika të forta në drejtim të krerëve të shtetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dedaj tha se Kurti dhe Osmani duhet të dalin para drejtësisë për gabimet që kanë bërë këto 5 vite të qëndrimit në pushtet.
“Në bazë të gabimeve që kanë bërë këto pesë vite Kurti dhe Osmani ata do të duhej të dalin para drejtësisë edhe pse këta po e keqpërdorin edhe drejtësinë dhe nuk po i përgjigjen as Prokurorisë, as gjykatave të Kosovës, nuk po i njohin institucionet e Kosovës dhe nuk po e njohin vullnetin e popullit të Kosovës. Këto jo që nuk duhet të mendojnë edhe për një mandat po këta në fakt duhet të mendojnë se si të shpëtojnë nga keqqeverisja, mirëpo është një fat për t’a se Albin kurti ka ku të shkojë në Norvegji dhe Vjosa Osmani ka ku me shku në Australi sepse i kanë edhe banesat edhe nështetësitë atje. Eshtë mirë sa më parë të ikin nga Kosova para se me pas probleme më të mëdha” tha Dedaj.
(Kosova Sot Online)