
Albin Kurti kthehet pas 6 ditësh nga Amerika

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas 6 ditësh qëndrimi atje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti menjëherë pas kthimit është shfaqur në një tubim të Vetëvendosjes në kryeqytet.
Zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, përmendi mbrëmë që Kurti në New York takoi tre kryeministra ndërsa vetë Kryeministri në detyrë bëri të ditiur se ka takuar 10 kongresmenë e senatorë nga radhët e republikanëve dhe demokratëve gjatë qëndrimit në Amerikë.
Kjo vizitë e Kurtit erdhi menjëherë pasi ShBA’të pezulluan fillimin e dialogut strategjik me Kosovën, shkak ishin veprimet e Qeverisë.
(Kosova Sot Online)