
Një aksident është shënuar të në 'Rrugën e Kombit'

Një aksident është shënuar të mërkurën në Rrugën e Kombit, në aksin që lidh Kosovën me Shqipërinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një motorist nga Peja, i cili po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.
Motoristi është dërguar për në spitalin e Kukësit pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motorit.
(Kosova Sot Online)