
Përleshje në 'Stacionin e Autobusëve', dyshohet për të shtëna

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në qytetin e Pejës, ndërkaq raportohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, ka thënë Gashi për Kohën.
(Kosova Sot Online)