Peci: Unë besoj që fitoj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 12:00
Peci: Unë besoj që fitoj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Faton Peci, ka thënë se beson që do të fitojë në raudin e parë të zgjedhjeve lokale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Peci tha se qeverisja lokale në Mitrovicë nuk ka pasur rezultate.

“Në Mitrovicë çdoherë ka pasur gara të nxehta nuk është risi, pavarësisht asaj unë besoj që të dielën e  ardhshme fitoj në raundin e parë. Shumë mirë që është në dorën e qytetarëve”.

“Qeverisja lokale në Mitrovicë, ka një konsensus në nivel të qytetit me këdo që bashkëpunon, madje edhe aktërë të PDK-së thonë që nuk ka pasur rezultate”, ka thënë Peci.

(Kosova Sot Online)