
Limaj: Për mua Dimal Basha nuk është kryetar i Kuvendit

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk e pranon për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Për mua z. Basha nuk është kryetar i Kuvendit. Nuk e pranoj. Ai është i zgjedhur që të jem i qartë, unë nuk e pranoj për kryetar të Kuvendit. Nuk kam asgjë me personin privat të tij, por këtu duhet të kemi një standard”, deklaroi Limaj.
Limaj tha se kjo është hera e parë që ai nuk e pranon një udhëheqës të një institucioni.
(Kosova Sot Online)