
Albin Kurti del kundër idesë së Mimoza Kusarit për Qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas shmangies thuajse konstante për të folur për formimin e institucioneve pas muajsh vonesa që nga mbajtja e zgjedhjeve në shkurt, sot ka vendosur më në fund të përgjigjet ne pyetjet e gazetarëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se do ta zgjedhin qeverinë e re “sapo të fillojë punën Kuvendi”.
“Ne jemi Qeveria në detyrë, porsa të fillojë punën Kuvendi, e zgjedhim qeverinë e re. Unë jam në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar, pra është më shumë sesa që është dashur, herën e parë ishte më pak sesa që është dashur, herën e tretë do të jetë tamam”, tha Kurti.
Qëndrimin kundër i Kurtit për një qeveri të përkohshme bie ndesh me qëndrimin e partneres së tij të koalicionit, Mimoza Kusari-Lila.
(Kosova Sot Online)