FSK do të realizojë stërvitje në Mramor dhe Badovc

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 15:36
FSK do të realizojë stërvitje në Mramor dhe Badovc

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave Mramor dhe Badovc.

Nga komuna është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.

Postimi:

Njoftim për qytetarët e Prishtinës:

Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bazuar në planin e saj të stërvitjeve, do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave:

📍 Mramor

📍 Badovc

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.

Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)