
Basha e shpalli Kuvendin të konstituuar pasi Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit.
Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
(Kosova Sot Online)