KQZ del me thirrje për votuesit: Ruajeni integritetin e votës

  • A.P /
  • 12 October 2025 - 08:15
KQZ del me thirrje për votuesit: Ruajeni integritetin e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullësi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë dhe asamblistë.

Deri në ora 11:00, 7.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.

Me përqindje prijnë Mamusha, Zveçani e Ranillugu

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë filluar sot. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00.

 

(Kosova Sot Online)