
KQZ njofton se 25.30% e qytetarëve ose rreth 515 mijë veta kanë votuar deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar sërish të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet komunale që po mbahen sot në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
KQZ në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se deri më tani kanë marr pjesë 25,30 % e qytetarëve të vendit.
Ndryshe sot, qytetarët janë duke votuar për kryetarët e komunave dhe asamblistët komunalë.
(Kosova Sot Online)