Garë e ngushtë në Mitrovicë mes Tahirit e Pecit

  • A.P /
  • 12 October 2025 - 23:02
Garë e ngushtë në Mitrovicë mes Tahirit e Pecit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikojë rezultatet e zgjedhjeve komunale të mbajtura sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për dallim nga sondazhet, gara në Mitrovicë është e ngushtë mes dy kandidatëve atje.

KQZnjofton se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, për momentin atje ka 47,96%, ose 14,718 Vota.

Kurse i dyti, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, për momentin ka 47,77%, ose 14,662 Vota.

(Kosova Sot Online)