Srpska i ktheu komunat në Veri, por ja sa vota i morën kandidatët shqiptarë

  • A.P /
  • 13 October 2025 - 14:36
Srpska i ktheu komunat në Veri, por ja sa vota i morën kandidatët shqiptarë

Lista Srpska i është kthyer drejtimit të katër komunave në Veri pasi në krye të tyre që nga viti 2023 janë kryetarët shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Erden Atiq në Mitrovicë të Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Ilir Peci në Zveçan nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme për të vazhduar punën si kryetarë.

Kjo për shkak që këto komuna janë banorë me shumicë serbe dhe pasi i kishin bojkotuar zgjedhjet e vitit 2023, në zgjedhjet e djeshme ata vendosën t’i drejtohen kutive të votimit.

Sa vota morën kryetarët në largim?

Erden Atiq i VV’së në Mitrovicë të Veriut: 837 vota ose 10.80 për qind;

Lulzim Hetemi i VV’së në Leposaviq: 34 vota ose 1 për qind;

Izmir Zeqiri i PDK’së në Zubin Potok: 190 vota ose 4.69 për qind;

Ilir Peci i PDK’së në Zveçan: 73 vota ose 1.85 për qind.

(Kosova Sot Online)