Von der Leyen mirëpritet nga Osmani

  • A.P /
  • 15 October 2025 - 13:42
Von der Leyen mirëpritet nga Osmani

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sapo ka arritur në Kosovë në kuadër të vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Presidencë.

Von der Leyen pas Osmanit do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin do ta takojë në sallën e Kuvendit dhe jo në zyrën e tij pas vendimit të BE-së që takimet me të të mos mbahen në objektin qeveritar deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Shefja e BE-së erdhi në Prishtinë nga Beogradi, ndërsa pas përfundimit të vizitës këtu do të niset drejt Shkupit.

“Presidentja e KE-së do të mbajë konferenca për shtyp dhe fjalime gjatë gjithë turneut të saj”, ka njoftuar BE, por nuk dihet saktë se kur do ta mbajë një të tillë në Prishtinë.

Ora e takimit me Kurtin është përditësuar dhe ZKM njoftoi se ai do të nisë nga ora 13:40.

(Kosova Sot Online)